Vriten 10 ushtarë izraelitë në Khan Yunis
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152402-vriten_10_ushtarë_izraelitë_në_khan_yunis
Krahu ushtarak i lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas tha se luftëtarët e tij kanë vrarë dhjetë ushtarë izraelitë në jug të Rripit të Gazës, ndërsa regjimi okupator  sionist vazhdon sulmin e tij brutal në territorin e rrethuar palestinez.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 06, 2023 04:19 Europe/Tirane
  • Vriten 10 ushtarë izraelitë në Khan Yunis

Krahu ushtarak i lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas tha se luftëtarët e tij kanë vrarë dhjetë ushtarë izraelitë në jug të Rripit të Gazës, ndërsa regjimi okupator  sionist vazhdon sulmin e tij brutal në territorin e rrethuar palestinez.

Krahu ushtarak i Hamasit, i njohur si Brigadat al-Kasam, raportoi të martën se ushtarët e regjimit pushtues sionist u vranë në pjesën lindore  të qytetit Khan Yunis.

Brigadat ushtarake shtuan se luftëtarët palestinezë kanë goditur dhe shkatërruar gjithashtu tre tanke izraelite, dy transportues personeli dhe tre buldozerë ushtarakë në lindje dhe në veri të Khan Yunis.

 

Zhvillimi i fundit erdhi dy ditë pasi luftëtarët e Brigadave al-Kasam vranë dhjetëra ushtarë izraelitë në kampin e tyre në një pikë dislokimi në lindje të rajonit Xhuhr al-Dik.

Betejat u ndezën në Khan Yunis të martën, ndërsa ushtria izraelite e zgjeroi ofensivën e saj ajrore dhe tokësore në jug të Gazës.

Forcat izraelite sulmuan në afërsi të një spitali dhe ndërtesave të banimit në qytetin Khan Yunis, duke lënë të paktën 45 palestinezë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas burimeve të medias, avionët luftarakë izraelitë bombarduan Spitalin Nasser në Khan Yunis si dhe shtëpitë e palestinezëve në Deir al-Balah.