Numri i dëshmorëve në Gaza i kaloi 17 mijë vetë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152442-numri_i_dëshmorëve_në_gaza_i_kaloi_17_mijë_vetë
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, sot të enjten, njoftoi se numri i dëshmorëve në Gaza është mbi 17 mijë persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 07, 2023 16:28 Europe/Tirane
  • Numri i dëshmorëve në Gaza i kaloi 17 mijë vetë

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, sot të enjten, njoftoi se numri i dëshmorëve në Gaza është mbi 17 mijë persona.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Fars, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi sot, se numri i martirëve në Rripin e Gazës është rritur në më shumë se 17,000 njerëz.

Ministria palestineze e Shëndetësisë deklaroi se në 24 orët e kaluara janë martirizuar edhe 350 palestinezë, kështu që numri i dëshmorëve në Gaza ka arritur në 17 mijë e 177 persona në ditën e 62-të të luftës. Numri i të plagosurve ka shkuar në mbi 46 mijë.

Regjimi sionist ka kryer më shumë se 1,400 krime të tmerrshme në Gaza që nga 7 Tetori, dhe më shumë se 6,500 njerëz janë ende nën rrënoja.

Regjimi sionist deri më tani ka njoftuar numrin e të vdekurve më shumë se 1500 persona, përfshirë 413 ushtarë, por shumë besojnë se ky numër është shumë më i lartë. Gjeneralmajor Fayez al-Dawiri, një ushtarak në pension i ushtrisë jordaneze, në një intervistë për rrjetin Al Jazeera të Katarit tha se sipas raporteve në terren nga forcat e rezistencës, çdo një orë e 20 minuta një nga pajisjet ushtarake të regjimit sionist është shkatërruar dhe 6 ushtarë sionistë janë vrarë ose plagosur.