Forcat e rezistencës kanë shënjestruar tubimet e ushtarakëve izraelitë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152460-forcat_e_rezistencës_kanë_shënjestruar_tubimet_e_ushtarakëve_izraelitë
Zëdhënësi i Brigadave Al-Kasam, duke iu referuar vdekjes së ushtarëve izraelitë në përleshjet në Gaza, tha se forcat e rezistencës kanë shënjestruar tubimet ushtarake dhe kanë lëshuar raketa thellë në drejtim të regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 08, 2023 04:30 Europe/Tirane
  • Forcat e rezistencës kanë shënjestruar tubimet e ushtarakëve izraelitë

Zëdhënësi i Brigadave Al-Kasam, duke iu referuar vdekjes së ushtarëve izraelitë në përleshjet në Gaza, tha se forcat e rezistencës kanë shënjestruar tubimet ushtarake dhe kanë lëshuar raketa thellë në drejtim të regjimit sionist.

Abu Obeidah, zëdhënësi i Brigadave al-Kasam - dega ushtarake e lëvizjes Hamas - njoftoi se në tre ditët e fundit, 135 automjete ushtarake sioniste janë shkatërruar në akse të ndryshme të Rripit të Gazës.

Duke iu referuar vrasjes dhe plagosjes së dhjetëra ushtarëve izraelitë, ai vuri në dukje bombardimet në hyrje të tuneleve dhe shtëpive dhe tha se gjatë këtij aksioni u vranë disa ushtarë izraelitë.

Zëdhënësi i Brigadave Al-Kasam deklaroi se ushtarët izraelitë u vunë në shënjestër të bombave anti-person dhe tha: Forcat e rezistencës shënjestruan me mortaja dhe raketa me rreze të shkurtër vendtubimet e ushtarakëve izraelitë dhe lëshuan raketa thellë në drejtim të regjimit sionist.

Ndërkohë, Osama Hamdan, një nga liderët e lëvizjes Hamas, theksoi gjithashtu se Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist dhe Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara, janë përgjegjës për krimet kundër popullit palestinez në Gaza.

Duke iu drejtuar familjeve të të burgosurve izraelitë, Hamdan gjithashtu tha: Ne u themi familjeve të të burgosurve se vazhdimi i krimeve të ushtrisë izraelite nuk do të bëjë që të dashurit tuaj të kthehen.

Të enjten, ushtria izraelite pranoi se dy ushtarë të saj u vranë në Gaza. Mediat izraelite thanë se njëri nga këta dy persona është djali i Gadi Eisenkot, anëtar i Këshillit të Luftës, deputet i Knesset (Parlamentit) dhe ish-shefi i shtabit të përbashkët të ushtrisë së regjimit sionist.

Përveç kësaj, mësohet se katër ushtarë izraelitë u plagosën rëndë në veri të Gazës.