Muskati: Amerika sakrifikoi popullin e Gazës për sionizmin
Në përgjigje të veprimit të SHBA-së për veton ndaj rezolutës së armëpushimit në Gaza, ministri i jashtëm i Omanit theksoi se SHBA-ja sakrifikoi popullin e Gazës për sionizmin.
Badr al-Busaidi, ka reaguar ndaj veprimit të Shteteve të Bashkuara që vendosën veton ndaj rezolutës së armëpushimit në Gaza.
Uashingtoni vendosi veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të vendosur një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Për këtë rezolutë votuan 13 anëtarë të këshillit. Anglia abstenoi dhe Amerika vuri veton ndaj saj.
Al-Busaidi në llogarinë e tij në rrjetin social X shkroi: “Përdorimi i të drejtës së vetos nga SHBA në Këshillin e Sigurimit është një fyerje ndaj standardeve humanitare”.
Sipas faqes “Al-Khalij Online”, ministri i Jashtëm i Omanit shtoi: “Për fat të keq, Amerika sakrifikoi jetën e civilëve të pafajshëm për çështjen e sionizmit”.
Ai shkroi gjithashtu: “Pas nesh, bota do ta shikojë këtë veprim me turp për një kohë të gjatë”.
Në një deklaratë, edhe Ministria e Jashtme siriane dënoi gjithashtu veton e SHBA kundër rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, qëllimi kryesor i së cilës ishte ndalimi i vrasjeve dhe krimeve kundër kombit palestinez.