Bombardohen 3 kampe në Gaza nga avionët e regjimit sionist
Mëngjesin e sotëm, avionët e regjimit sionist bombarduan kampet Al-Nusirat, Al-Maghazi dhe Al-Zaëaida në qendër të Gazës.
Sipas IRNA, duke cituar Al Jazeera, në ditën e 65-të të pushtimit të Rripit të Gazës, pushtuesit kanë shtuar ritmin e sulmeve ndaj shtëpive të civilëve, qendrave shëndetësore dhe qendrave të personave të zhvendosur, njëkohësisht me sulmet tokësore në veri dhe jug të Rripit të Gazës. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza të dielën në mëngjes njoftoi se ushtria izraelite shënjestroi spitalin jordanez në Khan Yunis dhe dëmtoi pajisjet e tij. Gjithashtu, avionët e këtij regjimi bombarduan rëndë zonat Al-Tuffah dhe Al-Shuja'i në lindje të qytetit të Gazës dhe disa zona në veri të Gazës dhe si pasojë e këtyre sulmeve mbetën të martirizuar dhe plagosur me dhjetëra palestinezë. Forcat pushtuese sioniste pasi dëbuan fëmijët dhe gratë e zhvendosura i vunë zjarrin shkollës Khalifa në Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës, duke i lanë në qiell të hapur pavarësisht motit të ftohtë dhe mungesës së ushqimit dhe ujit. Ndërkohë, "Brigadat Al-Qassam" dhe "Brigadat Al-Quds" vazhduan t'i përgjigjen sulmit të ushtrisë sioniste në disa fronte në Rripin e Gazës, duke vrarë dhe plagosur një numër ushtarësh sionistë. Në këtë drejtim, beteja të ashpra po zhvillohen midis luftëtarëve palestinezë dhe ushtarëve pushtues në Jabalia. Dje, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Qadara, bëri të ditur se numri i dëshmorëve të agresionit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka arritur në 17.700. Ai gjithashtu bëri të ditur se numri i të plagosurve nga agresioni i regjimit sionist në Rripin e Gazës është 48.780.