Demonstrata e sionistëve në Tel Aviv për lirimin e të burgosurve
Kolonët sionist që protestojnë për shkak të moslirimin të të burgosurve sionistë, të shtunën zhvilluan demonstrata në Tel Aviv dhe Haifa, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të këtij regjimi dhe kthimin e të burgosurve nga Gaza.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, duke cituar Al-Mejadin, mijëra kolonë organizuan një demonstratë në Tel Aviv, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për lirimin e të burgosurve sionistë në Gaza. Një tjetër demonstratë u mbajt në Haifa dhe demonstruesit kërkuan dorëheqjen e kabinetit aktual. Protestuesit në këtë qytet kanë shkruar pankarta “Kabineti i përgjakur, Dorëheqje”. Gazeta sioniste “Haaretz” më herët në një raport të saj, për gjendjen e të burgosurve sionist shkruante: Të burgosurit e liruar më shumë ankohen për politikat e kabinetit (Benyamin Netanyahu) sesa kritikojnë Hamasin. Osama Hamdan, një nga liderët e lëvizjes Hamas, më herët iu drejtua familjeve të të burgosurve sionistë dhe u tha se ne po u themi familjeve të të burgosurve se vazhdimi i krimeve të ushtrisë izraelite nuk do të bëjë që të dashurit tuaj të kthehen. Së fundmi, rezistenca palestineze njoftoi se një numër i të burgosurve sionistë u vranë gjatë sulmeve të regjimit sionist. Në të njëjtën kohë, Kanali 13 i regjimit sionist njoftoi se në një sondazh se 72 për qind e "izraelitëve" duan që Netanyahu të japë dorëheqjen. Sipas këtij sondazhi, 31% kërkonin dorëheqje të menjëhershme dhe 41% dëshironin dorëheqjen pas përfundimit të luftës.