Lapid: Netanyahu gënjen kur ushtarët tanë vriten çdo ditë
Kreu i opozitës së regjimit sionist kritikoi Benjamin Netanyahun dhe tha se ai gënjen kur ushtarët izraelitë vriten çdo ditë.
Yair Lapid, ish-kryeministri i Izraelit dhe kreu i opozitës së këtij regjimi, kritikoi të mërkurën Benjamin Netanyahun, kryeministrin aktual të regjimit sionist.
Lapid tha se ndryshe nga idetë që thonë se administrimi i Gazës duhet t'i besohet Mahmud Abbas, kreut të Autoritetit Palestinez, askush nuk mendon kështu.
Lapid pretendoi se diskutimi për dorëzimin e administrimit të Gazës tek Mahmoud Abbas u ngrit nga vetë Benjamin Netanyahu. “Përgjigja është se Netanyahu po bën atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij: gënjeshtra dhe nxit urrejtje”, tha ai.
Kreu i opozitës së regjimit sionist shtoi: “Tani, sigurisht, ai po e bën këtë në mes të një lufte të ashpër ku ushtarët tanë po vriten çdo ditë. Netanyahu nuk mësoi asgjë nga 7 tetori. Ajo tragjedi nuk e ka ndryshuar dhe ai nuk është në gjendje të pranojë gabimet e tij. Ky person nuk mund të jetë lider i këtij vendi. Është shumë e rrezikshme”.