Martirizohen 27 palestinezëve në jug të Gazës
Avionët luftarakë izraelitë martirizuan 27 palestinezë në një sulm në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, avionët luftarakë izraelitë bombarduan 2 shtëpi banimi në qytetin Rafah si dhe zonat veriore të Khan Yunisit që ndodhen në jug të Gazës. Ushtarët sionistë plagosën 3 palestinezë në një sulm në qytetin Jenin, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të lumit Jordan. Zyra për informim e qeverisë së Gazës njoftoi se si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, 2 gazetarë të tjerë të quajtur "Ahmad Abu Absa" dhe "Hanan Ayad" ranë dëshmorë. Në këtë mënyrë, numri i gazetarëve që kanë rënë dëshmorë që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist në Gaza, ka arritur në 89 persona. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez (UNRWA) njoftoi se 228 persona janë vrarë në strehimoret e saj në Gaza që nga 7 tetori. Më herët, Philip Lazzarini, kreu i UNRWA, deklaroi se për shkak se më shumë se 130 punonjës të OKB-së u vranë në Gaza, kapaciteti dhe aftësia e agjencisë për të ofruar shërbime në këtë zonë është në prag të kolapsit. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, në Gaza janë martirizuar 18.608 palestinezë dhe 50.594 të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite që nga 7 tetori.