Dhjetor 17, 2023 19:53 Europe/Tirane
  • Lapid: Netanyahu duhet të shkojë/zgjedhjet mund të mbahen gjatë luftës

Në fjalën e tij, kreu i fraksionit opozitar të regjimit sionist theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e shkarkimit të kryeministrit të këtij regjimi për shkak të dështimit të përballjes me rezistencën palestineze dhe vuri në dukje mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve edhe në kushte lufte.

Siç bën të ditur agjencia e lajmeve IRNA, Yair Lapid, ish-kryeministri dhe kreu aktual i fraksionit opozitar izraelit në një intervistë për gazetën Yediot Aharonot, theksoi se Netanyahu nuk mund të qëndrojë më në postin e kryeministrit dhe zgjedhjet mund të zhvillohen edhe në kushte lufte.

Ai tha se duhet të vihet në tryezë një plan i ri për shkëmbimin e të burgosurve mes regjimit sionist dhe rezistencës palestineze. Më herët, kreu i opozitës së regjimit sionist kritikoi politikën luftënxitëse të kryeministrit Benjamin Netanyahu ndaj Gazës dhe tha se Netanyahu nuk ka mësuar nga disfata e tij në luftën e Gazës dhe nuk mund të qëndrojë në pushtet.

Së fundmi, gazeta sioniste Haaretz, në një raport, duke shprehur shqetësimin për vazhdimin e aktivitetit të kabinetit të regjimit sionist nën kryesinë e Benjamin Netanyahut dhe gjithashtu për vazhdimin e luftës së këtij regjimi kundër popullit të Gazës, shkruante: “Netanyahu gjatë kësaj lufte do ta shkatërrojë Izraelin dhe do të rrezikojë aleancën me Uashingtonin.”

 

Tags