Ushtarët e plagosur sionist refuzuan të takohen me Netanjahun
Ushtarët e plagosur sionist refuzuan të takohen me Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist.
Sipas agjencisë së lajmeve Sama në Palestinë, Kanali 13 i regjimit sionist raportoi se ushtarët izraelitë të plagosur në spitalin Shiba që ndodhet në qytetin Ramat Gan, afër Tel Avivit, kanë refuzuar të takohen me Netanjahun gjatë vizitës së tij në këtë spital. Sipas raportimeve të mediave sioniste, gjatë operacionit të stuhisë Al-Aksa, më shumë se 10,000 sionistë janë plagosur në luftën me Hamasin në Gaza, sulmet e Hezbollahut në kufirin me Libanin dhe përleshjet në Bregun Perëndimor. Ndërkohë, gazeta Haaretz raportoi se që nga fillimi i luftës 500 ushtarë sionistë përballen me probleme mendore dhe çrregullime të shkaktuara nga stresi. Në këtë drejtim, deri më tani, ushtria sioniste nuk ka mundur të lirojë asnjë prej të burgosurve sionistë përmes sulmeve dhe operacioneve të saj kundër Rripit të Gazës. Familjet e të burgosurve sionistë vunë në dyshim aksionin ushtarak të Tel Avivit në Gaza, qëllimi i të cilit u deklarua se ishte lirimi i të burgosurve.