Protesta në zemër të Tel Avivit: Ndaloni luftën
Banorët e territoreve të pushtuara demonstruan në rrugët e Tel Avivit në shenjë proteste kundër luftës dhe qeverisë ekstreme sioniste.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve "Sama", gazeta Ha'aretz, e botuar në territoret e pushtuara, për këtë shkruan: Mijëra njerëz u mblodhën në Tel Aviv në një marshim kundër luftës kundër Rripit të Gazës dhe kërkuan përfundimin e luftës, fundin e pushtimit dhe lirimin e të burgosurve izraelitë të mbajtur nga Hamasi. Duke mbajtur demonstrata në Kodsin e pushtuar, protestuesit kanë kërkuar veprime serioze nga kabineti i Netanjahut për lirimin e të burgosurve sionistë. Kjo është hera e dytë që kolonët kërkojnë lirimin e të burgosurve sionistë në Gaza, por çdo herë kabineti i Netanjahut i bie daulles së luftës dhe thotë se lufta do të jetë e gjatë, duke mos i kushtuar vëmendje kërkesave të protestuesve dhe komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar luftën në Gaza dhe që të zbatojë marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve.