Haniyeh reagon ndaj turneut rajonal të sekretarit amerikan të shtetit
Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, shprehu shpresën se Amerika do të kuptojë gabimet e saj në mbështetjen e dhënë për vrasjen e popullit të Gazës.
Ismail Haniyeh ka thënë: Shpresojmë që Blinken të ketë mësuar nga 3 muajt e fundit dhe të ketë kuptuar gabimet e vendit të tij në mbështetjen e regjimit pushtues sionist dhe konfirmimin e gënjeshtrave të tij, që çuan në masakrën e paprecedentë të popullit palestinez në Gaza. Haniyeh deklaroi: Ne gjithashtu shpresojmë që gjatë udhëtimit të tij në rajon, Blinken do të fokusohet në ndalimin e luftës në Gaza në mënyrë që t'i japë fund pushtimit të tokës palestineze. Ai gjithashtu tha: Presim që zyrtarët e vendeve islamike dhe arabe t'ia bëjnë të ditur Uashingtonit se stabiliteti dhe siguria e rajonit varet nga kauza e kombit palestinez dhe se kjo çështje nuk mund të injorohet. Haniyeh theksoi: Kombi palestinez dhe rezistenca e tij heroike nuk do të lejojë kurrë që ky regjim pushtues dhe kriminal të qëndrojë në këtë tokë. Ai deklaroi: Për sa kohë që kombi palestinez nuk arrin lirinë dhe shtetin e tij të pavarur, krimet dhe vrasjet brutale nuk do të mund të garantojnë sigurisë dhe stabilitetit. Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken, nga frika se lufta mes regjimit sionist dhe Hamasit do të kthehet në një konflikt më të madh rajonal, për herë të katërt pas fillimit të operacionit të stuhisë Al-Aksa më 7 tetor 2023 po viziton Azinë Perëndimore me qëllim që të konsultohet me autoritetet e disa vendeve të rajonit.