Miratohet rezoluta e Këshillit të Sigurimit kundër Ansarullahut të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153746-miratohet_rezoluta_e_këshillit_të_sigurimit_kundër_ansarullahut_të_jemenit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të enjten në mëngjes miratoi projekt-rezolutën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara për të dënuar operacionet e ushtrisë jemenase kundër anijeve sioniste në Detin e Kuq.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 11, 2024 08:09 Europe/Tirane
  • Miratohet rezoluta e Këshillit të Sigurimit kundër Ansarullahut të Jemenit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të enjten në mëngjes miratoi projekt-rezolutën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara për të dënuar operacionet e ushtrisë jemenase kundër anijeve sioniste në Detin e Kuq.

Sipas Fars, në këtë rezolutë, ndërsa dënohen sulmet e forcave të armatosura jemenase ndaj anijeve të lidhura me regjimin sionist në përgjigje të sulmeve të pushtuesve në Gaza për më shumë se tre muaj dhe vrasjes së disa dhjetëra mijëra palestinezëve, është theksuar domosdoshmëria e mbrojtjes së sigurisë së lundrimit detar. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara për kërcënimet në Detin e Jemenit me 11 vota pro ndërsa Kina, Rusia, Algjeria dhe Mozambiku abstenuan. Këshilli i Sigurimit gjithashtu duke miratuar këtë rezolutë kërkoi lirimin e pakushtëzuar të anijes "Galaxy Leader" dhe ekuipazhit të saj nga Sana'a, vendim që u mor nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.  Më herët, përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara, përmes kësaj rezolute, kërkojnë të legjitimojnë veprimet e koalicionit të tyre detar (kundër kërcënimeve të Ansarullahut të Jemenit) në Detin e Kuq. Amerika, si mbështetësi kryesor i regjimit izraelit në luftën aktuale kundër Gazës, i cili më parë kishte pretenduar të krijonte një koalicion për të kundërshtuar operacionet e ushtrisë jemenase në Detin e Kuq, përpara mbledhjes së parë të Këshillit të Sigurimit, së bashku me 12 vendet e tjera para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për Detin e Kuq, në një deklaratë pretendoi se sulmet në Detin e Kuq janë një problem madhor ndërkombëtar dhe i papranueshëm. Forcat detare të Jemenit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë operacionet ushtarake kundër anijeve dhe interesave të armikut izraelit derisa të ndalen agresionet e tij në Gaza dhe krimet e tij kundër kombit palestinez.