Përkeqësimi i situatës humanitare në Rripin e Gazës
Raportuesi Special i OKB-së për të Drejtat e Njeriut raportoi për përkeqësimin e situatës humanitare në Rripin e Gazës.
Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut, të mërkurën në një raport njoftoi se 45% e banorëve të Gazës po përjetojnë uri ekstreme. Albanese shtoi: Në disa zona, 9 nga 10 familje mbeten pa ushqim për 24 orë. Balakrishnan Rajagopal, një tjetër raportues special i OKB-së, tha gjithashtu se 56 për qind e shtëpive në Gaza janë shkatërruar ose dëmtuar dhe uria dhe mungesa e strehimit për shkak të dëmeve të shkaktuara nga sulmet e regjimit izraelit në Gaza e kanë intensifikuar "gjenocidin" në këtë rajon. Rajagopal vazhdoi: Veriu i Rripit të Gazës është dëmtuar rëndë dhe deri në 82% e zonës është shkatërruar. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 85 për qind e banorëve të Rripit të Gazës janë zhvendosur dhe qindra mijëra njerëz jetojnë të pa strehë. Agjencia e OKB-së për Refugjatët gjithashtu njoftoi se Rripi i Gazës është bërë një "vend i pabanueshëm" për shkak të sulmeve të regjimit izraelit. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës gjithashtu njoftoi: Numri i dëshmorëve në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor ka arritur në 23 mijë e 357 persona dhe numri i të plagosurve ka arritur në 59 mijë e 410 persona.