4000 ushtarë izraelitë invalidë në luftën e Gazës
Katër mijë forca të regjimit izraelit janë bërë invalidë që nga fillimi i luftës gjenocidale të regjimit të Tel Avivit në Rripin e Gazës, sipas raporteve të mediave izraelite, duke theksuar se ky numër mund të rritet në 30,000 forca.
"Aktualisht, rreth 4,000 ushtarë (me aftësi të kufizuara) janë njohur sipas klasifikimit 3, që do të thotë se ata kanë të drejtë për të gjitha trajtimet dhe të drejtat që gëzon një person me aftësi të kufizuara në ushtrinë izraelite pa u njohur zyrtarisht në këtë mënyrë," raportoi faqja hebraike e lajmeve, Walla.
Raporti shtoi se autoritetet e regjimit izraelit po përgatiteshin tani për t'u marrë me numrin e madh të forcave me aftësi të kufizuara që kishin nevojë për shërbime të gjera rehabilitimi.
Sipas raportit, regjimi izraelit përpiqet të censurojë mbulimin mediatik të agresionit në Gaza, duke fshehur gjithashtu përmasat e humbjeve të veta dhe "nuk i jep të gjitha të dhënat për të plagosurit për publikun, nga frika se do të ulë moralin e njerëzve”.
Idan Kaliman, kryetar i Organizatës për Invalidët e Forcave Ushtarake të Izraelit (IOF) u citua nga Walla të ketë thënë: "Unë kam qenë në organizatë për 30 vjet dhe nuk kam hasur kurrë në një numër kaq të madh individësh të plagosur rëndë. Ka shumë të plagosur me gjymtyrë të amputuara, të verbuar ose të paralizuar”.
Departamenti i rehabilitimit i të ashtuquajturës ministria izraelite e luftës raportohet se pranon rreth 60 forca të plagosur çdo ditë, shumica e tyre në gjendje të rëndë.