Familjet e të burgosurve sionistë mblidhen para rezidencës së Netanyahut
Familjet e të burgosurve sionistë në Gaza nisën të dielën një fushatë proteste para rezidencës së kryeministrit të regjimit sionist Benjamin Netanyahu në Kodsin e pushtuar dhe në këtë vend ngritën një tendë.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, familjet e të burgosurve gjithashtu zhvilluan një demonstratë para rezidencës së Netanyahut dhe i kërkuan atij që menjëherë të binte dakord për shkëmbimin e të burgosurve. Burime të regjimit sionist bënë të ditur se familjet e katër robërve sionistë në Gaza janë përleshur me Bezalel Smutrich, ministrin e financave të regjimit sionist, para Ministrisë së Luftës të këtij regjimi në Tel Aviv. Familjarët e të burgosurve sionistë kërkuan marrëveshje me rezistencën palestineze për shkëmbimin e të burgosurve dhe deklaruan se kabineti "Benyamin Netanyahu" nuk vlerëson jetën e të burgosurve dhe duke vazhduar luftën do të rrezikojë jetën e tyre. Ndërkaq, kryeministri izraelit Netanyahu thotë se refuzon kërkesat për ndalimin e luftës për lirimin e të burgosurve të këtij regjimi në Gaza. Netanyahu të dielën në mbrëmje pretendoi se "në këmbim të lirimit të njerëzve tanë të rrëmbyer, Hamasi kërkon tërheqjen e forcave tona nga Gaza, lirimin e të gjithë vrasësve dhe agresorëve dhe imunitet për Hamasin". Nëse pajtohemi me këtë çështje, gjaku i ushtarëve tanë do të shkojë dëm dhe ne nuk do të mund të garantojmë më sigurinë e qytetarëve tanë. Sipas kryeministrit të regjimit sionist, vetëm një fitore e plotë në Rripin e Gazës do të garantojë shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve izraelite.