Vazhdon tërheqja e trupave sioniste nga Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154318-vazhdon_tërheqja_e_trupave_sioniste_nga_gaza
Në vazhdim të tërheqjes së forcave sioniste nga Gaza, burime sioniste raportuan se ushtria e këtij regjimi ka tërhequr edhe brigadën e saj të 11-të nga Rripi i Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 26, 2024 06:25 Europe/Tirane
  • Vazhdon tërheqja e trupave sioniste nga Gaza

Në vazhdim të tërheqjes së forcave sioniste nga Gaza, burime sioniste raportuan se ushtria e këtij regjimi ka tërhequr edhe brigadën e saj të 11-të nga Rripi i Gazës.

Sipas IRNA, burime mediatike sioniste më herët kishin njoftuar tërheqjen e Divizionit të 36-të të Këmbësorisë të ushtrisë së regjimit pushtues, duke përfshirë edhe brigadën “Golani”, nga Rripi i Gazës. Radio e Ushtrisë Sioniste raportoi se tre divizione të ushtrisë kanë mbetur akoma në Rripin e Gazës, të cilat janë divizionet e 99-të, 162-të dhe 98-të. Tërheqja e forcave sioniste nga Gaza po vazhdon, ndërsa Osama Hamdan, përfaqësuesi i lëvizjes Hamas në Bejrut, të enjten tha: Iluzionet e pushtuesve për zhvendosjen e kombit palestinez nuk do të realizohen dhe pushtuesit do të kthehen atje nga kanë ardhur. Hamdan sqaroi se ato që liderët e pushtuesve sionist po u paraqesin vendeve evropiane në lidhje me të ardhmen e Gazës janë ëndrra që nuk do të realizohen.  Në vazhdim të fjalës së tij ai vuri në dukje se armiku sionist duhet t'i japë fund rrethimit të Gazës dhe të lejojë pa asnjë kufizim hyrjen e ndihmave humanitare dhe materialeve  për rindërtimin e Gazës. Përfaqësuesi i lëvizjes Hamas shtoi: Netanyahu, kryeministri kriminel i regjimit pushtues, mendon se mund t'i arrijë qëllimet e tij në Gaza, por ai e ka krejtësisht gabim dhe do të dështojë.