Qytetarët marokenë protestojnë në 58 qytete në mbështetje të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154366-qytetarët_marokenë_protestojnë_në_58_qytete_në_mbështetje_të_gazës
Populli maroken demonstroi në 58 qytete në të gjithë vendin në mbështetje të kombit palestinez dhe në dënimin e sulmeve të regjimit izraelit në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2024 17:07 Europe/Tirane
  • Qytetarët marokenë protestojnë në 58 qytete në mbështetje të Gazës

Populli maroken demonstroi në 58 qytete në të gjithë vendin në mbështetje të kombit palestinez dhe në dënimin e sulmeve të regjimit izraelit në Rripin e Gazës.

Organizata joqeveritare “Komiteti Maroken për Ndihmën e Ummetit” publikoi ​​një deklaratë në të cilën deklaroi se “qytetarët marokenë, në solidaritet me banorët e Rripit të Gazës, organizuan 115 demonstrata dhe mitingje proteste në 58 qytete në të gjithë vendin dhe dënuan krimet e kryera nga ushtria izraelite kundër palestinezëve".

Sipas këtij njoftimi për shtyp, gjatë këtyre demonstratave, marokenët dënuan vrasjen e palestinezëve nga forcat pushtuese si dhe heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare përballë gjenocidit, urisë dhe tentativës për dëbim të detyruar të banorëve të Rripit të Gazës.

Marokenët këmbëngulën për të vazhduar protestat e tyre derisa të pushojnë sulmet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës dhe të rikthehen të drejtat legjitime të palestinezëve.