Qytetarët marokenë protestojnë në 58 qytete në mbështetje të Gazës
Populli maroken demonstroi në 58 qytete në të gjithë vendin në mbështetje të kombit palestinez dhe në dënimin e sulmeve të regjimit izraelit në Rripin e Gazës.
Organizata joqeveritare “Komiteti Maroken për Ndihmën e Ummetit” publikoi një deklaratë në të cilën deklaroi se “qytetarët marokenë, në solidaritet me banorët e Rripit të Gazës, organizuan 115 demonstrata dhe mitingje proteste në 58 qytete në të gjithë vendin dhe dënuan krimet e kryera nga ushtria izraelite kundër palestinezëve".
Sipas këtij njoftimi për shtyp, gjatë këtyre demonstratave, marokenët dënuan vrasjen e palestinezëve nga forcat pushtuese si dhe heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare përballë gjenocidit, urisë dhe tentativës për dëbim të detyruar të banorëve të Rripit të Gazës.
Marokenët këmbëngulën për të vazhduar protestat e tyre derisa të pushojnë sulmet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës dhe të rikthehen të drejtat legjitime të palestinezëve.