Janar 29, 2024 08:30 Europe/Tirane
  • Martirizohet një gazetar palestinez bashkë me familjarët e tij

Regjimi sionist bombardoi shtëpinë e një gazetari palestinez dhe e vrau atë dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Sipas agjencisë së lajmeve Shahab, “Essam al-Lulu”, një gazetar palestinez, së bashku me gruan, djalin dhe vajzën e tij ranë dëshmorë gjatë bombardimeve të regjimit sionist në Gaza. Regjimi sionist vazhdon të sulmojë mediat në Rripin e Gazës dhe zyra e informacionit e qeverisë palestineze në Gaza njoftoi së fundmi se numri i dëshmorëve të gazetarëve ka arritur në më shumë se 110 persona. Zyra qeveritare e informacionit të Gazës njoftoi se qëllimi i krimit të vazhdueshëm të ushtrisë pushtuese ndaj gazetarëve është përhapja e terrorit në mesin e tyre, një përpjekje e pasuksesshme për të fshehur të vërtetën dhe për të penguar gazetarët nga mbulimi mediatik. Ky institucion u bëri thirrje të gjitha sindikatave të shtypit dhe mediave, institucioneve të të drejtave të njeriut që të dënojnë këtë krim dhe përsëritjen e tij nga pushtuesit dhe të bëjnë presion ndaj regjimit sionist për të ndalur luftën e gjenocidit kundër popullit të pambrojtur të Rripit të Gazës

Tags