Krimi i tmerrshëm i Izraelit në shkollën e Bejt Lahm
Pamjet e publikuara nga një shkollë në veri të Rripit të Gazës, pas tërheqjes së ushtrisë izraelite prej saj, zbuluan krimin e ri të tmerrshëm të pushtuesit sionist.
Sipas Qendrës së Informacionit Palestinez, "Pasi ushtarët izraelitë u larguan nga shkolla Khalifa bin Zayed në Bejt Lahm, trupat e shumë civilëve u zbuluan mes mbeturinave dhe gërmadhave në veri të Gazës. Forcat okupuese izraelite atyre u kishin lidhur duart dhe sytë dhe pastaj i kishin ekzekutuar”. Disa burime mediatike gjithashtu raportuan se këto trupa u përkasin rreth 30 personave të cilët u ekzekutuan me duar dhe sy të lidhur, të mbështjellë me qese të zeza me zinxhir dhe të varrosur në rërë. Nga ana tjetër, pas disa ditësh rrethimi, bombardimesh dhe të shtënash, ushtarët e regjimit sionist sulmuan Spitalin Amal, të lidhur me Shoqatën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Yunis. Pas sulmit ndaj spitalit Amal, forcat pushtuese sioniste me forcën e armëve dhe kërcënimeve u kërkuan refugjatëve palestinezë dhe personelin mjekësor të spitalit që të largoheshin nga ndërtesa e spitalit. Një vajzë palestineze gjithashtu u vra si pasojë e të shtënave me snajper nga ushtria e regjimit sionist pranë spitalit Shafa në perëndim të qytetit të Gazës. Gjithashtu, sipas deklaratës së fundit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Rripin e Gazës, numri i përgjithshëm i dëshmorëve në Gaza ka arritur në 26.751 dhe numri i të plagosurve ka arritur në 65.636.