Sulmi i Jemenit ndaj anijes tregtare britanike në Detin e Kuq
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154700-sulmi_i_jemenit_ndaj_anijes_tregtare_britanike_në_detin_e_kuq
Një orë pas raundit të ri të sulmeve raketore amerikane dhe britanike ndaj Jemenit, forcat e armatosura të këtij vendi shënjestruan një anije mallrash britanike në Detin e Kuq.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2024 04:47 Europe/Tirane
  • Sulmi i Jemenit ndaj anijes tregtare britanike në Detin e Kuq

Një orë pas raundit të ri të sulmeve raketore amerikane dhe britanike ndaj Jemenit, forcat e armatosura të këtij vendi shënjestruan një anije mallrash britanike në Detin e Kuq.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Agjencia Detare Britanike njoftoi disa orë më parë se një anije tregtare britanike u dëmtua si rezultat i një sulmi me dron në perëndim të provincës Hudeidah të Jemenit.

Sipas kësaj agjencie, ky sulm shkaktoi vetëm dëme materiale, por jo njerëzore.

Ky sulm u krye një orë pasi koalicioni i Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar kreu sulme agresive në territorin e Jemenit. Në këto sulme, provinca Saada në veri të Jemenit është sulmuar 3 herë deri më tani.

Ushtritë amerikane dhe britanike kanë shënjestruar vazhdimisht pozicionet e lëvizjes Ansarullah në Jemen gjatë ditëve të fundit me pretekstin e mbrojtjes së sigurisë së anijeve në Detin e Kuq.