Vazhdon agresioni ushtarak amerikan dhe britanik në provincën Saada të Jemenit
Të enjten në mëngjes, burimet e lajmeve njoftuan agresionin ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë në provincën Saada që ndodhet në veri të Jemenit.
Sipas korrespondentit të Al-Alam në Jemen, zona "Al-Qtinat" në qytetin "Baqem" në provincën Saada është vënë në shënjestër të sulmeve agresive amerikane dhe britanike. Më herët burimet e lajmeve kishin raportuar për shpërthime në provincën Hodeidah. Disa orë më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Anglia shënjestruan zonën Ras Isa që ndodhet në qytetin Al-Salif të provincës Hodeidah. ditë e fundit zona të ndryshme të Jemenit kanë qenë shënjestër e sulmeve agresive nga Shtetet e Bashkuara dhe Anglia. Këto sulme kryhen me qëllim ushtrimin e presionit ndaj Jemenit për të ndaluar bllokadën detare të vendosur ndaj regjimit sionist. Këto sulme u kryen pasi ushtria jemenase gjatë javëve të fundit shënjestroi disa anije sioniste ose anije të destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandab në mbështetje të rezistencës së popullit palestinez në Rripin e Gazës. Forcat e ushtrisë jemenase janë angazhuar derisa regjimi izraelit të mos ndalojë sulmet e tij në Gaza, ata do të vazhdojnë të sulmojnë anijet e këtij regjimi ose anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq.