UNICEF shpreh shqetësimin për operacionin e regjimit sionist në Rafah
Në një deklaratë, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) shprehu shqetësimin për mundësinë e operacionit tokësor të regjimit sionist në Rafah, që ndodhet në jug të Gazës.
UNICEF u ka kërkuar palëve në konflikt që të ndalojnë menjëherë përshkallëzimin e tensionit ushtarak në provincën Rafah të Gazës, ku janë zhvendosur më shumë se 600 mijë fëmijë dhe familjet e tyre. UNICEF shtoi: Ndërsa lufta në Rafah përshkallëzohet, mijëra të tjerë mund të vdesin nga dhuna ose mungesa e shërbimeve bazë dhe ndërprerja e mëtejshme e ndihmës humanitare. Ne kemi nevojë që spitalet, strehimoret, tregjet dhe sistemet e ujit të mbetur të Gazës të mbeten funksionale. Gazeta sioniste Yediot Aharonot raportoi se ushtria sioniste ka miratuar zgjerimin e gamës së operacioneve ushtarake në qytetin Rafah. Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, deklaroi se situata në Gaza po përkeqësohet. Ai theksoi edhe një herë nevojën urgjente për një armëpushim dhe tha: Rafah është nën kërcënim serioz.