Nasrallah mban fjalimin mbi ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme
Në një fjalim për të shënuar Ditën e Invalidëve të Luftës, Sejed Hasan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut libanez, trajtoi ngjarjet e fundit në rajon, duke përfshirë luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës. Ai theksoi gjithashtu se statusi, të cilin Boshti i Rezistencës po gëzon aktualisht, është një arritje e Revolucionit Islamik të Iranit, i cili ditët e fundit festoi 45 vjetorin e tij.
Duke theksuar se “përgjegjësia jonë është të ruajmë fitoret e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës”, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut deklaroi se regjimi izraelit ishte përgjegjës për katastrofën njerëzore në Palestinë dhe veçanërisht në Gaza.
Në lidhje me këtë ai tha: “Për 130 ditë jemi dëshmitarë të mizorive dhe vrasjeve ndaj fëmijëve dhe të rriturve, burrave dhe grave; Për 130 ditë, ne kemi qenë dëshmitarë të rezistencës epike të paprecedentë nga populli i Gazës, por edhe të disfatës së turpshme të sionistëve".
Ai tha se armiku sionist, pasi pësoi një dështim të hidhur, nuk bëri asgjë tjetër veçse u hakmor në mënyrë brutale ndaj civilëve dhe të pafajshmëve, ndërsa luftëtarët e Rezistencës shënuan një epope të vërtetë.
Sipas Nasrallah, ngjarjet në Gaza duhet të tronditin ndërgjegjen e kombeve që duhet të ndihen përgjegjës për këto sulme dhe këtë fatkeqësi njerëzore.
Ai vuri në dukje se disfata e regjimit izraelit vjen përpara interesave kombëtare të palestinezëve dhe popujve të rajonit.
“Hapja e frontit libanez kundër pushtuesve mbi të gjitha u shërbeu interesave tona kombëtare sepse pengoi fitoren e armikut sionist”, deklaroi Nasrallah.
Duke iu referuar fuqisë bindëse të Rezistencës Libaneze, ai tregoi: “Fronti i Libanit jugor është fronti i presionit, mbështetjes dhe pjesëmarrjes në mposhtjen e Izraelit dhe dobësimin e tij deri në atë pikë sa të pranojë të ndërpresë sulmet e tij në Gaza. Ne u themi atyre që të vazhdojnë të na trembin sa të duan, sepse këto veprime, qoftë edhe fillimi i një lufte kundër nesh, nuk do të na dëmtojn asnjëherë dhe nuk do të ndalin operacionet tona".
“Ne po ndjekim të gjitha ngjarjet në rajon”, tha ai përpara se të njoftonte se lufta në Libanin jugor do të ndalet kur të kenë përfunduar sulmet në Gaza. “Ne do të përfundojmë atë që duhet të bëjmë në jug, ashtu si ministri i luftës i armikut, i cili deklaroi se do të vazhdojë dhe do të përfundojë punën e tij në jug,” tha Sejed Hasan Nasrallah.
“Sa herë që armiku ndërmerr veprime, ne nga ana tjetër do të veprojmë brenda kornizës së rregullave tona dhe përgjigja jonë do të jetë proporcionale, efektive dhe efikase,” paralajmëroi shefi i Hezbollahut.
“Nëse armiku, - shtoi ai, - i zbaton kërcënimet e tij kundër nesh, ai do të duhet të dijë se njëqind mijë njerëz që u larguan nga veriu nuk do të kthehen kurrë në Izrael".
“I them kujtdo që na kërcënon me vazhdimin e luftës se edhe ne do t'i vazhdojmë veprimet tona; kushdo që mendon për një moment se Rezistenca libaneze do të ndiejë frikë qoftë edhe për një moment, e ka gabim”, tha ai përpara se të shtonte se Rezistenca është më e sigurt dhe më e vendosur se në të kaluarën përballë armikut në të gjitha nivelet.