Martirizohen 22 palestinezë pas sulmit sionist në Gaza
Si pasojë e bombardimeve të një njësie rezidenciale në kampin Nusirat në qendër të Rripit të Gazës, 15 palestinezë mbetën të martirizuar dhe disa të tjerë u plagosën.
Sipas IRNA, regjimi izraelit ka bombarduar disa orë më parë një shtëpi banimi në kampin Nusirat, si pasojë e së cilës 15 persona kanë rënë dëshmorë dhe shumë të tjerë janë plagosur, ndërsa sipas forcave të shpëtimit disa njerëz kanë mbetur nën rrënoja dhe përpjekjet për nxjerrjen e tyre po vazhdojnë. Gjithashtu, për shkak të bombardimeve në Rafah dhe Deir al-Balah, 7 persona kanë rënë dëshmorë dhe 12 të tjerë janë plagosur. Ushtria sioniste hodhi në erë plotësisht një kompleks banimi në qytetin Al-Amal që ndodhet në Khanyounis dhe shndërroi dhjetëra shtëpi në rrënoja. Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se pas tërheqjes së civilëve nga qyteti Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës, do të kryejë një operacion të “fuqishëm” në këtë qytet. Ministria e Shëndetësisë së Gazës në statistikat e fundit njoftoi se regjimi sionist në 24 orët e fundit ka kryer 11 krime në Rripin e Gazës, si pasojë e të cilave 103 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe 145 të tjerë janë plagosur. Sipas këtij raporti, që nga fillimi i agresionit kundër Gazës më 7 tetor numri i dëshmorëve ka arritur në 28.576 dhe numri i të plagosurve në 68.291.