UNICEF: 17 mijë fëmijë kanë mbetur të pastrehë në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155112-unicef_17_mijë_fëmijë_kanë_mbetur_të_pastrehë_në_gaza
Zëdhënësi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka folur për situatën e pafavorshme të shtatëmbëdhjetë mijë fëmijëve që janë në kushte tepër të rënda për shkak të sulmeve të regjimit sionist në Gaza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 19, 2024 04:59 Europe/Tirane
  • UNICEF: 17 mijë fëmijë kanë mbetur të pastrehë në Gaza

Zëdhënësi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka folur për situatën e pafavorshme të shtatëmbëdhjetë mijë fëmijëve që janë në kushte tepër të rënda për shkak të sulmeve të regjimit sionist në Gaza.

Sipas Rai Today, zëdhënësi James Elder tha: 17,000 fëmijë kanë mbetur të pastrehë në Gaza sepse kanë humbur prindërit dhe disa kanë humbur të gjithë pjestarët e familjeve të tyre. Elder theksoi: Disa nga fëmijët në Gaza janë detyruar të ikin dhe të zhvendosen shumë herë për shkak të bombardimeve. Zëdhënësi i UNICEF-it vazhdoi: Në rastin më të mirë, fëmijët palestinezë hanë një vakt në ditë. Më herët, Jonathan Crix, drejtori i komunikimit i UNICEF-it, gjatë konferencës së tij javore për shtyp në zyrën e Gjenevës, deklaroi se fëmijët në Gaza janë në një nivel shumë të lartë ankthi, ata nuk mund të flenë dhe kanë komplikime emocionale ose panik sa herë që dëgjojnë tingujt e bombardimi. Ai shtoi: Pothuajse të gjithë fëmijët, më shumë se një milion fëmijë në Gaza, kanë nevojë për mbështetje psikologjike. Më herët, në një deklaratë, UNICEF shprehu shqetësimin për mundësinë e operacionit tokësor të regjimit sionist në Rafah dhe kërkoi nga palët në konflikt që të ndalojnë menjëherë përshkallëzimin e tensioneve ushtarake në provincën Rafah, ku janë zhvendosur më shumë se 600 mijë fëmijë dhe familjet e tyre.