Konfirmohet rrëzimi i një droni amerikan në Jemen
Një zyrtar amerikan konfirmoi rrëzimin e një droni sulmues nga ushtria jemenase në qiellin e këtij vendi.
Sipas IRNA, cituar nga Reuters, ky zyrtar amerikan, i cili nuk deshi t’i përmendet emri, tha: “Mund të konfirmojmë se një avion MQ-9 i Forcave Ajrore Amerikane është rrëzuar në brigjet e Hodeida.Ky zyrtar amerikan shtoi: Forcat Ajrore Amerikane janë duke hetuar shkakun e rrëzimit të këtij droni. Gjeneralmajor Yahya Saree, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit, të hënën tha: "Forcat tona të armatosura rrëzuan një dron amerikan MQ-9 gjatë vëzhgimit të qiellit mbi provincën Hodeida të Jemenit". Lajmi tjetër është se Muhammad Ali Al-Houthi, një anëtar i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, mëngjesin e së martës në përgjigje të fillimit të misionit detar të BE-së në Detin e Kuq u tha vendeve evropiane që të mos luajnë me zjarrin. Muhammad Ali Al-Houthi në rrjetin social X ka shkruar: Mos luani me zjarrin dhe mësoni nga Anglia. Ju nuk keni nevojë të mbështesni djallin amerikan për të mbrojtur një regjim që mund të shkatërrojë popullin e Gazës pa u shqetësuar. Të hënën, Bashkimi Evropian shpalli fillimin e misionit të tij detar në Detin e Kuq, i njohur si “Aspides” dhe theksoi se qëllimi i këtij operacioni do të jetë vetëm mbrojtës. Që nga fillimi i operacionit ushtarak të regjimit sionist kundër populli i Gazës, ushtria jemenase në mbështetje të rezistencës së kombit palestinez, në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandab sulmoi disa anije të regjimit sionist ose anije që transportonin mallra për në territoret e pushtuara.B