Marina e Jemenit sulmon dy anije amerikane në Gjirin e Adenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155158-marina_e_jemenit_sulmon_dy_anije_amerikane_në_gjirin_e_adenit
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit deklaroi se Marina e Forcave të Armatosura të Jemenit shënjestroi dy anije amerikane në Detin e Kuq të hënën në mbrëmje, duke konfirmuar goditjet e drejtpërdrejta dhe të sakta mbi anijet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2024 16:01 Europe/Tirane
  • Marina e Jemenit sulmon dy anije amerikane në Gjirin e Adenit

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit deklaroi se Marina e Forcave të Armatosura të Jemenit shënjestroi dy anije amerikane në Detin e Kuq të hënën në mbrëmje, duke konfirmuar goditjet e drejtpërdrejta dhe të sakta mbi anijet.

Zëdhënësi i ushtrisë jemenase, gjeneral brigade Jahja Sarei bëri me dije se dy anijet e shënjestruara janë transportuesit e mallrave “Sea Champion” dhe “Navis Fortuna”.

Ai theksoi se operacionet e forcave të armatosura të Jemenit në Detin e Kuq dhe në Detin Arabik do të vazhdojnë të intensifikohen derisa të pushojë agresioni izraelit kundër Rripit të Gazës.

Zëdhënësi i ushtrisë jemenase tha se dy sulmet shënojnë operacionin e tretë dhe të katërt të madh të kryer nga forcat e armatosura jemenase në mbështetje të Palestinës në 24 orët e fundit.

Të hënën, gjeneral brigade Sarei njoftoi se marina jemenase kreu një operacion ushtarak duke sulmuar anijen britanike RUBYMAR në Gjirin e Adenit, duke përdorur disa raketa kundër anijeve. Ai tha se operacioni rezultoi në dëme katastrofike në këtë anije, e cila është fundosur.