Avionët luftarakë amerikano-britanikë bombarduan portin Hodeidah të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155170-avionët_luftarakë_amerikano_britanikë_bombarduan_portin_hodeidah_të_jemenit
Amerika dhe Anglia sulmuan dhe bombarduan edhe një herë disa zona të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2024 06:10 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë amerikano-britanikë bombarduan portin Hodeidah të Jemenit

Amerika dhe Anglia sulmuan dhe bombarduan edhe një herë disa zona të Jemenit.

Sipas Al-Mayadeen, avionët luftarakë amerikano-britanë gjatë dy sulmeve me intervale të ngushta kohore edhe një herë shënjestruan zonën Al-Chabeh në veri të qytetit bregdetar Hodeidah në Detin e Kuq që ndodhet në perëndim të Jemenit. Më parë, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), në lidhje me tensionet në Detin e Kuq, pranoi se forcat jemenase kanë rezerva të mëdha të pajisjeve ushtarake dhe shtoi se punon për të reduktuar këto rezerva ushtarake. Pentagoni gjithashtu për shënjestrimin e dronit amerikan nga forcat jemenase tha: “Konfirmojmë se droni MQ-9 është shkatërruar në Jemen dhe faktet tregojnë se ky dron është rrëzuar nga një raketë tokë-ajër e forcave jemenase. Zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase, Jahya Sarei, ka njoftuar për disa operacione të reja të ushtrisë jemenase kundër Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist. Sarei njoftoi: Duke përdorur disa dronë, forcat e ushtrisë kryen një operacion ushtarak në Detin e Kuq dhe Detin Arabik kundër anijeve armiqësore amerikane. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit theksoi: Gjithashtu, forcat e ushtrisë me disa dronë të tjerë kanë vënë në shënjestër disa pozicione të ndjeshme të armikut izraelit në zonën e Umm al-Rash në jug të Palestinës së pushtuar. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit theksoi: Këto operacione janë kryer për të ndihmuar popullin e shtypur palestinez që është nën sulm dhe rrethim, si dhe në përgjigje të sulmeve amerikane dhe britanike ndaj Jemenit.