Gratë dhe fëmijët në qendër të sulmeve brutale të regjimit sionist
(last modified Thu, 22 Feb 2024 07:14:20 GMT )
Shkurt 22, 2024 08:14 Europe/Tirane
  • Gratë dhe fëmijët në qendër të sulmeve brutale të regjimit sionist

Megjithëse sulmi ndaj grave dhe fëmijëve ka qenë në qendër të sulmeve të regjimit sionist, zhvillimet aktuale të rajonit dhe Libanit kanë krijuar një sfidë serioze për regjimin sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, "Amal" quhet një vajzë e re e cila së bashku me nënën e saj u godit dje gjatë bombardimit të fshatit Majdalzoun në jug të Libanit. Ajo nuk arriti ta shpëtonte dhe ra dëshmor. Amal dhe nëna e saj do të varrosen nesër në fshatin e tyre. Ushtria sioniste ka shtuar sulmet ajrore dhe tokësore në zonat e banuara në jug të Libanit dhe të ashtuquajturat raketa inteligjente shpeshherë sulmojnë dhe godasin gratë dhe fëmijët. Sipas statistikave të fundit, sionistët në anën tjetër të kufirit vënë në shënjestër gjerësisht gratë dhe fëmijët libanezë dhe në të njëjtën kohë, ata janë shumë të shqetësuar për pasojat e zgjerimit të luftës, një luftë që do të pasohet me shkatërrimin e këtij regjimi dhe eliminimin ekzistencës së sionistëve në Palestinën e pushtuar. Sulmet ndaj grave dhe fëmijëve kanë qenë në qendër të sulmeve brutale sioniste, veçanërisht në shtatëdhjetë e pesë vitet e fundit, por ekuacionet aktuale të rajonit dhe Libanit e kanë përballur regjimin sionist me një sfidë serioze. Sionistët kanë vrarë gjithmonë duke u mbështetur në epërsinë ushtarake dhe jo në epërsinë luftarake, por sot me Libanin, ekuacioni i frikës është i dyanshëm dhe sigurisht në anën tjetër të kufirit, frika e sionistëve është shumë më më e madhe. Sot, avionët sionistë duke thyer vazhdimisht murin e zërit me fluturimet në lartësi të ulët mbi zonat e banuara në jug, kanë krijuan tmerr tek fëmijët e vegjël sidomos nëpër shkolla. Gjatë pushtimit të Libanit, Hezbollahu ishte në gjendje të vriste mercenarët më të rëndësishëm të regjimit sionist pas operacioneve komplekse të sigurisë, por ky operacion një herë u anulua në momentin e fundit, sepse kreu i lartë i mercenarëve sionistë ishte me djalin e tij në kohën kur ishte vënë në shënjestër. Luftëtarët e Hezbollahut e shënjestruan atë në kohën kur asnjë nga anëtarët e familjes së tij nuk ishte bashkë me të.