Siria bën thirrje për ndjekje penale urgjente të kriminelëve izraelitë
Siria ka kërkuar ndjekje penale "të menjëhershme" të zyrtarëve të regjimit izraelit për kryerjen e shkeljeve flagrante dhe krimeve të ndryshme.
Ammar al-Arsan, përfaqësuesi i vendit arab në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë, i bëri komentet në gjykatë të premten, gjatë procedurave verbale mbi pasojat ligjore të pushtimit të territoreve palestineze nga regjimi.
"Siria beson se ndjekja penale e Izraelit, për shkak të shkeljes skandaloze të ligjeve ndërkombëtare dhe kryerjes së krimeve të ndryshme, është shumë e domosdoshme," tha i dërguari sirian.
"Siria këmbëngul në natyrën e përkohshme të okupimit," tha Arsan, duke shtuar se vendi i tij "nuk i jep dhe nuk do t'i akordojë entitetit pushtues asnjë të drejtë për të arritur sovranitetin mbi territoret e pushtuara, pavarësisht se sa do të zgjasë pushtimi i egër".
I dërguari e konsideroi të drejtën për vetëvendosje si ndër të drejtat më të rëndësishme dhe origjinale të njeriut.
Regjimi izraelit e shkel këtë të drejtë duke ndërtuar vendbanime të paligjshme nëpër territoret e pushtuara palestineze dhe “për këtë arsye duhet të mbahet përgjegjës”, tha ai.
Arsani kujtoi se, përveç krimit të okupimit, që po trajtohej nga gjykata, regjimi izraelit po kryente gjenocid në Gaza dhe po kryente sulme vdekjeprurëse kundër Sirisë dhe Libanit.