Avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë sulmuan 8 zona të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155304-avionët_luftarakë_amerikanë_dhe_britanikë_sulmuan_8_zona_të_jemenit
Pentagoni njoftoi:  Avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë me mbështetjen e 6 vendeve të tjera sulmuan të shtunën 18 objektiva në tetë rajone në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2024 04:29 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë sulmuan 8 zona të Jemenit

Pentagoni njoftoi:  Avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë me mbështetjen e 6 vendeve të tjera sulmuan të shtunën 18 objektiva në tetë rajone në Jemen.

Sipas IRNA, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin në një deklaratë konfirmoi se sulmet amerikane dhe britanike u kryen me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë, Danimarkës, Holandës dhe Zelandës së Re.  Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Australia, Bahreini, Kanadaja, Danimarka, Holanda dhe Zelanda e Re në një deklaratë të përbashkët njoftuan: Në këtë aksion ushtarak u sulmuan objektet nëntokësore të ruajtjes së armëve, objektet e ruajtjes së raketave, dronët, sistemet e mbrojtjes ajrore, radarët dhe një helikopter. Mediat lokale jemenase raportuan se në këto sulme, zonat e Al-Hasbah, Atan, Al-Nahdin dhe Jabal Kashm al-Bakara në lindje të Sana'a, si dhe "Jabal Zain" në provincën Imran dhe rrethinat e Hodeidas ishin në shënjestër. Forcat e armatosura të Jemenit njoftuan se disa orë pasi avionët amerikanë dhe britanikë sulmuan Sana'n, ata me një numër raketash shënjestruan një cisternë amerikane të naftës në Gjirin e Adenit. Forcat e Armatosura të Jemenit në një deklaratë njoftuan se në përgjigje të thirrjes së popullit të madh të Jemenit për fitoren e popullit palestinez dhe në përgjigje të sulmeve amerikane dhe britanike ndaj vendit tonë, marina e ushtrisë jemenase, në një mënyrë unike me një numër raketash shkatërroi cisternën amerikane të naftës "TORM THOR" në Gjirin e Adenit. Deklarata shtoi se forcat ajrore të Jemenit me disa dronë kanë vënë në shënjestër një tjetër anije luftarake amerikane në Detin e Kuq.  Forcat e ushtrisë jemenase janë angazhuar që derisa regjimi izraelit të mos ndalojë sulmet e tij në Gaza, ata do të vazhdojnë të sulmojnë anijet e këtij regjimi ose anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq.