Kequshqyerja merr jetën e 7 fëmijëve palestinezë në Rripin e Gazës
Zyra e Informacionit e Autoritetit Palestinez në Rripin e Gazës njoftoi se shtatë fëmijë palestinezë humbën jetën nga kequshqyerja në Gaza.
Sipas qendrës së informacionit palestinez, zyra e Informacionit e Qeverisë në Rripin e Gazës në një deklaratë shtoi: Nëse lufta dhe rrethimi i Gazës vazhdojnë, ne do të përballemi me një fatkeqësi globale. Zyra e informacionit e qeverisë palestineze në Gaza fajësoi qeverinë amerikane për urinë dhe mungesën e ushqimeve në Gaza sidomos në provincat veriore. Deklarata shton se pikëkalimet kufitare në Rafah janë të mbyllur dhe lajmet për rihapjen e tyre nuk janë të vërteta. Regjimi sionist vazhdon të pengojë hyrjen e ndihmave humanitare, përfshirë qumështin pluhur për fëmijët në Gaza dhe urinë po e përdor si armë për të arritur qëllimet e tij. Familjet në Gaza në vazhdën e krizës aktuale janë detyruar të gjejnë alternativa për qumështin e foshnjave. Ata po përdorin pak miell gruri me oriz dhe sheqer për t'i ushqyer foshnjat e tyre. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në shkurt njoftoi: Situata e fëmijëve në veri të Gazës është më e rrezikshme se në jug, dhe 10% e fëmijëve nën moshën 2 vjeç vuajnë nga kequshqyerja e rëndë. Ndërkohë, Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (UNRËA) pezulloi ndihmën për veriun e Gazës derisa të plotësohen kushtet për shpërndarje të sigurt.