Kushtet e grupeve të rezistencës palestineze për negociatat e armëpushimit
Ismail Hanijeh, kreu i Zyrës Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), theksoi gatishmërinë e Rezistencës për t'u përballur me regjimin sionist dhe shpjegoi kushtet e grupeve palestineze për negociatat për armëpushim.
Ismail Hanijeh, kreu i Zyrës Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) tha: "Kjo lëvizje tregon fleksibilitet në negociatat me Izraelin, por në të njëjtën kohë është e gatshme të vazhdojë luftën".
Shefi i Zyrës Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze "Hamas" shtoi: "Regjimi sionist po kryen krimet më të tmerrshme, duke përfshirë vrasjen, shpërnguljen e njerëzve, torturat, urinë dhe gjenocidin".
Kreu i Byrosë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze duke shpjeguar se armiku sionist ka disa muaj që është i pafuqishëm kundër trimave palestinezë në fushën e betejës në Rripin e Gazës dhe ka kryer vetëm vrasje të grave dhe fëmijëve, deklaroi: "Armiku mendon se duke e rrethuar Xhaminë Al-Aksa dhe duke ua lëshuar frenat kolonëve për ta sulmuar atë, mund ta zbrazë betejën e 'Stuhia Al-Aksa nga kuptimi dhe koncepti i saj origjinal".
Kreu i Zyrës Politike të Hamasit, duke marrë parasysh kushtet në terren të luftës në Gaza, parashtron në të njëjtën kohë dy pikëpamje realiste.
Pikëpamja e parë është ndërgjegjësimi për aftësinë e grupeve të rezistencës palestineze për t'u ngritur dhe për t'u përballur me regjimin sionist, një realitet i cili u zbulua qartë pas fillimit të operacionit "Stuhia Al-Aksa".
Pikëpamja e dytë tregon epërsinë e grupeve të rezistencës palestineze dhe posedimin nga ana e tyre të një numri të konsiderueshëm të burgosurish sionistë, gjë që do të jetë një avantazh i rëndësishëm nëse zhvillohen negociatat për armëpushim.
Regjimi sionist, gjatë javëve të fundit, pas zbulimit të paaftësisë së ushtrisë së këtij regjimi për t'u përballur me grupet e rezistencës palestineze pas operacionit "Suhia Al-Aksa, po përpiqet të justifikojë krizat politike dhe ekonomike duke mbuluar tensionet e brendshme në kabinetin qeveritar dhe pakënaqësitë në territoret e pushtuara nën pretekstin e negociatave për armëpushim.
Ditët e fundit, krerët e regjimit sionist janë përballur me protesta të shumta nga familjarët e të burgosurve ushtarakë sionistë, gjë që ka shkaktuar përçarje dhe mosmarrëveshje mes kryeministrit të këtij regjimi, Benjamin Netanyahu dhe sionistëve ekstremë. Familjet e të burgosurve sionistë akuzojnë Netanyahun dhe kabinetin e tij për gënjeshtra dhe paaftësi për të negociuar.
Hamasi, si përfaqësuesi kryesor i palestinezëve në negociatat e armëpushimit, por duke qenë i vetëdijshëm për këto kushte dhe duke vlerësuar forcën e lartë të grupeve të rezistencës, ka vendosur kushtet e veta për negociatat.
Një nga çështjet themelore për Hamasin është tërheqja e plotë dhe pa kushte e forcave sioniste nga Gaza dhe ndërprerja e sulmeve të tyre ndaj qytetarëve të pambrojtur palestinezë, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.
Zyrtarët e Hamasit, të vetëdijshëm për zhvillimet në rajon, kanë nisur konsultimet brenda grupit dhe me grupe të tjera politike, po ashtu luftëtarake palestineze, dhe kanë arritur marrëveshje të rëndësishme për çështjet themelore.
Hamasi ka zhvilluar negociata edhe me autoritete të ndryshme të vendeve të rajonit dhe krahas unitetit të brendshëm të grupeve palestineze, vazhdon edhe procesi i konsultimeve politike.
Një çështje e rëndësishme në zhvillimet në rajon është fakti se grupet e rezistencës palestineze nuk do të dorëzojnë të burgosurit ushtarakë pa garantuar armëpushimin, tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite dhe heqjen e rrethimit.
Përvoja e shkeljes së vazhdueshme të premtimeve dhe shpërfilljes së angazhimeve ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB-së ka qenë pjesë integrale e veprimeve të regjimit sionist gjatë viteve të fundit, dhe Hamasi, gjithashtu edhe grupet e tjera të rezistencës palestineze, do të hyjnë në negociatat për armëpushim duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për sjelljen historike të uzurpatorëve okupues.