Dronët izraelitë goditen nga Rezistenca Palestineze dhe Hezbollahu libanez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155496-dronët_izraelitë_goditen_nga_rezistenca_palestineze_dhe_hezbollahu_libanez
Në një operacion të përbashkët me Brigadat Al-Kuds, luftëtarët e Brigadave Muxhahidin shënjestruan një dron të regjimit sionist me një raketë SAM-7.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 01, 2024 16:38 Europe/Tirane
  • Dronët izraelitë goditen nga Rezistenca Palestineze dhe Hezbollahu libanez

Në një operacion të përbashkët me Brigadat Al-Kuds, luftëtarët e Brigadave Muxhahidin shënjestruan një dron të regjimit sionist me një raketë SAM-7.

Brigadat e Muxhahidëve në një deklaratë këtë të premte, më 1 mars, njoftuan se kishin rrëzuar një dron armik sionist me një raketë SAM-7 gjatë një operacioni të përbashkët me Brigadat Al-Kuds në aksin juglindor të Gazës.

Nga ana tjetër, disa burime të lajmeve raportuan se 15 ushtarë izraelitë janë vrarë ose plagosur sot në Gaza.

Brigadat al-Kuds, dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, kishte njoftuar tashmë se luftëtarët e saj kishin shënjestruar ushtarët izraelitë me predha mortajash rreth pikës kufitare Erez, në veri të Gazës.

Këtë të premte, 1 mars 2024, burime të mediave hebraike zbuluan situatën kaotike në të cilën ndodhet ushtria izraelite.

Gazeta Yedioth Ahronoth vuri në dukje se "ushtria izraelite është e tronditur pas 147 ditëve të luftës në Gaza, dhe kjo është rezultat i humbjeve të mëdha midis ushtarëve izraelitë".

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë izraelite mori një kërkesë për rekrutim urgjent të 7500 oficerëve dhe ushtarëve për të përforcuar trupat, por kabineti pranoi të rekrutonte vetëm 2500 persona për mungesë fondesh, vazhdon gazeta.

Ndërkohë, Hezbollahu libanez raportoi në deklarata të veçanta për dy operacione të reja kundër pozicioneve dhe forcave të ushtrisë së regjimit sionist në veri të territoreve të pushtuara.

Zyra e informacionit për luftën e Hezbollahut libanez tha: "Në mbështetje të kombit palestinez në Rripin e Gazës dhe rezistencës së tij të guximshme dhe heroike, luftëtarët e Rezistencës Islamike Libaneze shënjestruan me raketa tubimin e ushtarëve izraelitë rreth kazermës Ramim në orën 13:55 të ditës së sotme, të premten 1 mars 2024.”

Hezbollahu libanez njoftoi gjithashtu se Rezistenca kishte rrëzuar një dron izraelit në rajonin Vadi al-Ezbah në Libanin jugor.