Hezbollahu sulmon disa pika ushtarake sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155516-hezbollahu_sulmon_disa_pika_ushtarake_sioniste
Në sulmin me raketa dhe dron të forcave të Hezbollahut libanez ndaj pozicioneve të ushtarëve të regjimit sionist në veri të Palestinës së pushtuar dhe vendi të grumbullimit të ushtarëve sionist në qytetin "Maian Barukh", një numër i konsiderueshëm pushtuesish mbetën të vrarë dhe të plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 02, 2024 05:33 Europe/Tirane
  • Hezbollahu sulmon disa pika ushtarake sioniste

Në sulmin me raketa dhe dron të forcave të Hezbollahut libanez ndaj pozicioneve të ushtarëve të regjimit sionist në veri të Palestinës së pushtuar dhe vendi të grumbullimit të ushtarëve sionist në qytetin "Maian Barukh", një numër i konsiderueshëm pushtuesish mbetën të vrarë dhe të plagosur.

Hezbollahu i Libanit njoftoi:  Një grup ushtarësh sionistë rreth bazës ushtarake Al-Manara ishin në qendër të  sulmeve me raketa nga rezistenca, ku si pasojë e këtij sulmi janë vrarë dhe plagosur forcat okupatore. Në një tjetër operacion, Hezbollahu lëshoi një dron vetëvrasës në drejtim të ushtarëve të regjimit sionist të vendosur në qytetin "Maian Baruch", i cili rezultoi me plagosjen dhe vrasjen e disa ushtarëve sionistë. Luftëtarët libanezë të rezistencës kanë hyrë në një konfrontim me armikun sionist që nga 8 tetori, d.m.th. vetëm një ditë pas fillimit të operacionit "Stuhia Al-Aksa" në Gaza. Lidhur me këtë, mediat sioniste kanë pranuar vazhdimisht se Hezbollahu ruan ende epërsinë e tij në veri të territoreve të pushtuara palestineze ndërkohë që  se ushtria izraelite është e bllokuar në këtë zonë.