Dërgohen ndihmat e para amerikane në Gaza
(last modified Sun, 03 Mar 2024 07:43:17 GMT )
Mars 03, 2024 08:43 Europe/Tirane
  • Dërgohen ndihmat e para amerikane në Gaza

Të shtunën, zyrtarët amerikanë thanë se ushtria amerikane dërgoi ndihmat e para të saj në Gaza.

Sipas Reuters, ndërsa agjencitë e ndihmave kanë paralajmëruar për një fatkeqësi njerëzore në Rripin e Gazës, Shtetet e Bashkuara të shtunën për herë të parë me tre avionë ushtarakë dërguan një dërgesë me ndihma humanitare në Gaza. Zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA-së për AFP tha se kjo ndihmë është dërguar me tre avionë transportues C-130.  Pakot u hodhën në vijën bregdetare të Rripit të Gazës. Para kësaj masa të ngjashme kishin marrë edhe Forcat Ajrore të Jordanisë, Egjiptit, Francës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Këto ndihma janë dërguar ndërkohë që Amerika është mbështetësi më i rëndësishëm i regjimit sionist në sulmin ushtarak ndaj Gazës.  Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton 3 herë ndaj propozimeve për armëpushim në Gaza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe duke dërguar armë ushtarake në Izrael, janë bashkëpunëtorë në krimet e Izraelit në gjenocidin ndaj palestinezëve. Ky lajm u bë i ditur një ditë pasi me qindra palestinezë në veri të Gazës ranë dëshmorë apo u plagosur si pasojë e sulmeve të regjimit sionist në kohën kur ata po prisnin ndihmat humanitare. Zona e Gazës me një popullsi prej 2.3 milionë banorësh është nën rrethim të plotë. Ushtria izraelite lejon vetëm ushqime dhe disa ndihma humanitare të kufizuara të hyjnë në Gaza. Për këtë arsye, Gaza tani po përballet me uri të theksuar. Për këtë arsye, shumë vende po mundohen të dërgojnë ndihma në Gaza përmes ajrit.

Tags