Pasojat e luftës 5 mujore kundër Gazës
(last modified Tue, 05 Mar 2024 18:12:25 GMT )
Mars 05, 2024 19:12 Europe/Tirane
  • Pasojat e luftës 5 mujore kundër Gazës

Lufta e paprecedentë 5 mujore kundër Rripit të Gazës ka pasur pasoja të ndryshme në nivel të brendshëm, rajonal dhe global.

Ka përfunduar muaji i pestë i luftës së regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe që prej ditës së djeshme kjo luftë ka hyrë në muajin e gjashtë. Deri më tani, kjo luftë ka pasur pasoja të shumta në nivel të brendshëm, rajonal dhe global. Brenda vendit për Gazën, lufta ka rezultuar në gjenocid. Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe kanë rënë dëshmorë 30.534 persona dhe numri i të plagosurve ka arritur në 71.920. Infrastruktura e Gazës gjithashtu u shkatërrua plotësisht. Uria mbretëron në Gaza.  Sipas raporteve të publikuara, fëmijët në Gaza iu kthyen ushqimit të kafshëve. Pavarësisht këtyre pasojave njerëzore, rezistenca e banorëve të Gazës kundër krimeve të regjimit sionist nuk ra.  Muhamed al-Hindi, zëvendës sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, në lidhje me këtë tha se regjimi sionist nuk arriti të shkatërrojë rezistencën dhe nuk mund t'i kthejë të burgosurit e tij nga Gaza. Me kalimin e 5 muajve, regjimi sionist nuk mundi të arrinte qëllimet e deklaruara në luftën e Gazës. Ky regjim nuk është në luftë, por ka nisur një operacion vrasjes masive të njerëzve. Në nivelin e brendshëm të territoreve të pushtuara, janë bërë publike konfuzioni, mosmarrëveshjet dhe tensionet brenda kabinetit të Netanjahut dhe kabinetit të luftës të regjimit sionist.  Demonstratat në territoret e pushtuara u shtuan dhe protestuesit kërkuan shpërbërjen e kabinetit të Netanjahut. Përveç kësaj, u rritën edhe problemet ekonomike të regjimit sionist, veçanërisht papunësia. Është rritur edhe migrimi i kundërt nga tokat e pushtuara. Duke marrë parasysh dështimin e regjimit sionist për lirimin e të burgosurve sionistë, dështimi i inteligjencës së këtij regjimi gjithashtu është bërë edhe më i theksuar që nga operacioni stuhia Al-Aksa.  Në nivel rajonal, lufta e Gazës dëshmoi rëndësisë e çështjes palestineze në sytë e vendeve arabe. Pavarësisht gjenocidit të regjimit sionist në Gaza, vendet arabe nuk i kanë bërë presion serioz këtij regjimi për të ndalur krimin ndaj popullit të Gazës.  Organizata e Bashkëpunimit Islamik nuk ka ndërmarrë asnjë veprim përveç mbajtjes së disa takimeve. Ndërkohë, Jemeni, i cili kohët e fundit kaloi një luftë asimetrike 8-vjeçare saudite kundër këtij vendi, kreu sulme kundër anijeve të destinuara për në territoret e pushtuara dhe i pengoi këto anije që të lëviznin drejt Palestinës së pushtuar.  Ky veprim rëndoi problemet ekonomike për regjimin sionist dhe në të njëjtën kohë, vuri në pikëpyetje pretendimet e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, sepse Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme kundër Jemenit në mbështetje të gjenocidit të regjimit sionist.  Hezbollahu i Libanit me sulmet e tij gjithashtu u përpoq të zhvendoste një pjesë të fokusit të regjimit sionist në frontin verior. Megjithatë, globalisht, lufta e Gazës pati humbës të mëdhenj. Amerika dhe tre fuqitë evropiane Anglia, Gjermania dhe Franca ishin humbësit kryesorë sepse ata zyrtarisht mbështetën gjenocidin e regjimit sionist.  Amerika vuri veton ndaj të gjitha rezolutave të propozuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të ndaluar luftën në Gaza dhe zyrtarisht pretendoi se ajo që po bën regjimi sionist është mbrojtje legjitime. Kombet e Bashkuara ishin gjithashtu humbës i madh i kësaj lufte, sepse nuk ishte në gjendje ta ndalonte luftën. Detyra më e rëndësishme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është krijimi, ruajtja dhe zgjerimi i paqes botërore, por fuqia e vetos bëri që ky këshill të mos arrijë asgjë për të ndaluar luftën në Gaza.  Lufta tani ka hyrë në muajin e saj të gjashtë pa asnjë perspektivë të qartë për përfundimin e saj.