Uria u merr jetën dy fëmijëve në Gaza
Dy palestinezë vdiqën për shkak të urisë dhe dehidrimit të shkaktuar nga rrethimi i Rripit të Gazës nga regjimi sionist.
Sipas raportit të rrjetit të lajmeve Kods, një fëmijë palestinez i quajtur "Ahmad Sekar", i cili prej kohësh vuante nga problemet e shkaktuara nga thithja e gazit të fosforit gjatë një sulmi të regjimit sionist në shkollën e tij në lagjen Darj ku ai jetonte bashkë me familjen e tij, humbi jetën për shkak të etjes dhe urisë. Gazetari i Al Jazeera gjithashtu raportoi martirizimin e një vajze palestineze 15-vjeçare të quajtur "Marah Talal Eliazji" si rezultat i kequshqyerjes dhe urisë të shkaktuar nga rrethimi i qytetit të Gazës. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se uria në veri të Gazës ka arritur një nivel vdekjeprurës, veçanërisht për fëmijët, gratë shtatzëna dhe pacientët me sëmundje kronike. Ashraf al-Qadara, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, deklaroi se niveli i urisë në veri të Rripit të Gazës po intensifikohet. Nëse agresioni i regjimit sionist nuk ndalet dhe ndihmat humanitare dhe mjekësore nuk futen menjëherë në Gaza, atëherë mijëra njerëz do të humbasin jetën. Vlen të theksohet se numri i dëshmorëve të agresionit të regjimit sionist në Gaza ka arritur në 30 mijë e 717 persona dhe numri i të plagosurve në 72 mijë e 156 gjatë 152 ditëve të luftës në Gaza. Në përgjigje të krimeve të regjimit sionist në Palestinë, Batalionet Kods, krahu ushtarak i Lëvizjes Xhihad Islamik Palestinez, ka sulmuar me mortaja vendin e grumbullimit të forcave pushtuese sioniste dhe pajisjet e tyre luftarake në rripin e Gazës.