Netaniah kërcënon përsëri për sulm në Rafah
Pavarësisht shqetësimeve të përhapura për pasojat e sulmit të mundshëm të regjimit sionist në Rafah, kryeministri i këtij regjimi përsëriti edhe një herë tjetër premtimin e tij për të sulmuar këtë zonë në pikën më jugore të Rripit të Gazës.
Kryeministri sionist Benjamin Netaniaho tha se ushtria regjimit okupator do të operojë kundër “të gjitha selive së Hamasit në të gjithë Gazën, duke përfshirë edhe ato në Rafah”. Ai tha: “Kushdo që na thotë të mos operojmë në Rafah do të thotë se do ta humbim luftën dhe kjo nuk do të ndodhë.” Ndërsa ushtria sioniste nuk ka qenë në gjendje të arrijë qëllimet e saj të paracaktuara në Gaza, Netaniaho pohoi: “Kushdo që ende nuk është i sigurt për forcën tonë, le të shikojë se çfarë ndodhi me shtabin e armikut në Gaza.” Kryeministri i regjimit sionist i tha këto deklarata ndërkohë që operacioni i këtij regjimi në Gaza është pritur me dënime globale dhe demonstrata të gjera në shumë vende të botës.