37 dronë jemenas shënjestruan anijet luftarake amerikane
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi se forcat jemenase goditën një luftanije amerikane dhe një destrojer amerikan në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit.
Zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase, gjeneral brigade Jahja Sarei, njoftoi në një deklaratë të shtunën, më 9 mars, se dy operacione të reja janë kryer nga Rezistenca Jemenase kundër një luftanijeje amerikane dhe një destrojeri amerikan në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit.
Sipas gjeneralit Sarei, gjatë operacionit të parë, luftanija amerikane PROPEL FORTUNE u qëllua nga raketat detare në Gjirin e Adenit.
Ai shtoi se në operacionin e dytë, destrojerët amerikanë u sulmuan nga 37 dronë në Gjirin e Adenit dhe në Detin e Kuq.
Sipas deklaratës, të dy operacionet u kryen me sukses dhe njësia e marinës dhe dronëve të Jemenit arritën të godasin objektivat e paracaktuara.
“Operacionet e forcave të armatosura të Jemenit nuk do të ndalen dhe do të vazhdojnë për sa kohë që ushtria izraelite të vazhdojë sulmet e saj kundër Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratë.