Netanyahu: Do të futemi në Rafah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155810-netanyahu_do_të_futemi_në_rafah
Kryeministri i regjimit sionist deklaroi se do të sulmojë qytetin Rafah të Gazës dhe pretendoi se kanë mbetur vetëm më pak se dy muaj nga fitimi i luftës në Gaza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2024 05:36 Europe/Tirane
  • Netanyahu: Do të futemi në Rafah

Kryeministri i regjimit sionist deklaroi se do të sulmojë qytetin Rafah të Gazës dhe pretendoi se kanë mbetur vetëm më pak se dy muaj nga fitimi i luftës në Gaza.

Sipas rrjetit informativ Al-Alam, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, të dielën në një intervistë për revistën Politico, duke iu referuar sulmit të mundshëm tokësor të ushtrisë izraelite në qytetin Rafah që ndodhet në jug të Gazës, tha: "Ne do të hyjmë në Rafah dhe vija jonë e kuqe është që të mos përsëritet sulmi i 7 tetorit".

Ai pretendoi: "Lufta që kemi filluar po i afrohet fundit. Kemi më pak se dy muaj larg fitores; këtë luftë do ta përfundojmë për 4 deri në 6 javë".

Në këtë intervistë, kryeministri i regjimit sionist shtoi se nuk sheh ndonjë progres në negociatat për armëpushim dhe se nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e të burgosurve.

Netanyahu pretendoi se pas 7 tetorit, shumica dërrmuese e sionistëve nuk e duan krijimin e një shteti palestinez.

Ai edhe një herë pretendoi se do t'i kthejë qytetarët sionistë në shtëpitë e tyre në veriun e pushtuar të Palestinës, qoftë përmes mjeteve ushtarake apo atyre diplomatike.

Kryeministri i regjimit sionist, gjithashtu, e mohoi përhapjen e gjerë të urisë në Rripin e Gazës, si pasojë e së cilës deri më tani kanë rënë dëshmorë 25 palestinezë, duke thënë: "Nuk ka zi buke në Gaza."

Duke iu referuar krijimit të një korridori detar me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për transferimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, ai tha se "dërgimi i ndihmave nga deti për në Gaza ishte ideja e tij".