Jemeni: Ne e sulmuam anijen Pinocchio në Detin e Kuq
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155848-jemeni_ne_e_sulmuam_anijen_pinocchio_në_detin_e_kuq
Marina e ushtrisë jemenase shënjestroi me raketa anijen amerikane "Pinocchio" në Detin e Kuq. 
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 12, 2024 11:06 Europe/Tirane
  • Jemeni: Ne e sulmuam anijen Pinocchio në Detin e Kuq

Marina e ushtrisë jemenase shënjestroi me raketa anijen amerikane "Pinocchio" në Detin e Kuq. 

Sipas raportit të rrjetit Al-Alam, gjeneral-brigade Jahja Sarei, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit, tha të martën në mëngjes se ushtria e vendit të tij shënjestroi një anije amerikane të quajtur "Pinocchio" në Detin e Kuq.

Zëdhënësi i ushtrisë jemenase tha të martën se për të treguar solidaritet me palestinezët në Gaza, ajo do të intensifikojë operacionet e saj ushtarake gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Javën e kaluar, ushtria jemenase shënjestroi dy destrojerë amerikanë në Detin e Kuq.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e forcave terroriste amerikane në Azinë Perëndimore (CentCom) njoftoi: "Raketat nuk e goditën anijen dhe nuk u raportuan të lënduar apo dëme".

Centcom shtoi: "Anija tregtare Pinocchio i përket Singaporit dhe mban flamurin e Liberisë".

Forcat e ushtrisë jemenase janë angazhuar që për aq kohë sa regjimi izraelit nuk do të ndalojë sulmet e tij në Gaza, ata do të vazhdojnë të sulmojnë në Detin e Kuq anijet e këtij regjimi ose anijet e destinuara për në territoret e pushtuara.