Paralajmërim serioz nga rezistenca e Libanit ndaj regjimit sionist
Kreu i fraksionit besnik të rezistencës libaneze paralajmëroi regjimin sionist se nëse vazhdon sulmet dhe gjakosjen në Rripin e Gazës, për rezistencën nuk do të ketë asnjë vijë të kuqe.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Muhamed Ra'ad në ceremoninë përkujtimore të ditës së tretë të martirizimit të dëshmorëve të Rrugës së Shenjtë në Dahiya, në jug të Bejrutit tha: Nëse regjimi sionist vendos të ndjekë rrugën e gjakderdhjes dhe të vazhdojë sulmet në Rripin e Gazës, për ne nuk do të ketë asnjë vijë e kuqe dhe sulmet kundër pozicioneve të këtij regjimi do të intensifikohen. Nga ana tjetër, batalionet al-Qassam, krahu ushtarak i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) njoftoi: Luftëtarët e këtij batalioni shënjestruan njësinë e këmbësorisë sioniste të cilët po transportonin bomba në qytetin al-Zahra, në veriperëndim të provincës al-Wasati në Gaza. Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë e Gazës në ditën e 161-të të sulmit sionist në Rripin e Gazës njoftoi: Regjimi sionist gjatë 24 orëve të fundit kreu 13 krime dhe sulme të reja në zona të ndryshme të Rripit të Gazës, si pasojë e të cilave 149 palestinezë ranë dëshmorë dhe rreth 300 të tjerë u plagosën. Në këtë deklaratë thuhet: Duke përfshirë numrin e dëshmorëve të rinj, nga data 7 tetor numri i dëshmorëve të agresionit të regjimit sionist në zonën e Rripit të Gazës është rritur në 31 mijë e 490 persona. Ministria e Shëndetësisë e Gazës gjithashtu njoftoi se numri i të lënduarve në këto krime ka arritur në 73,439 persona.