Demonstrata kundër kabinetit të Netanyahut në territoret e pushtuara
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155992-demonstrata_kundër_kabinetit_të_netanyahut_në_territoret_e_pushtuara
Burimet e lajmeve njoftuan mbajtjen e demonstratave sioniste kundër kabinetit të Benjamin Netanyahut në Tel Aviv, Kodsin e pushtuar dhe Haifa.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 17, 2024 08:53 Europe/Tirane
  • Demonstrata kundër kabinetit të Netanyahut në territoret e pushtuara

Burimet e lajmeve njoftuan mbajtjen e demonstratave sioniste kundër kabinetit të Benjamin Netanyahut në Tel Aviv, Kodsin e pushtuar dhe Haifa.

Sipas IRNA, demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Luftës së regjimit sionist në Tel Aviv dhe kërkuan një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin. Familjet e të burgosurve sionistë mbyllën rrugën Ayalon në shenjë proteste për mos arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve mes kabinetit të këtij regjimi dhe Hamasit. Protestuesit gjithashtu rrethuan autokolonën e kryeministrit Benjamin Netanyahu në Kodsin e pushtuar. Demonstruesit në Haifa kërkuan një marrëveshje të menjëhershme për shkëmbimin e të burgosurve me rezistencën në Gaza. Që nga fillimi i operacionit të stuhisë Al-Aksa më 7 tetor, sionistët dhe veçanërisht familjet e të burgosurve sionistë si dhe qarqet politike dhe të sigurisë të regjimit sionist e kanë bërë përgjegjës Netanyahun dhe koalicionin e tij qeverisës për disfatën e këtij regjimi kundrejt rezistencës palestineze. Ata gjithashtu kritikojnë performancën e Netanyahut në menaxhimin e luftës.