Rrëzohet një dron sionist në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i156010-rrëzohet_një_dron_sionist_në_gaza
Brigadat Kods, krahu ushtarak i Xhihadit Islamik Palestinez, rrëzuan një dron izraelit në Gaza.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 17, 2024 20:16 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një dron sionist në Gaza

Brigadat Kods, krahu ushtarak i Xhihadit Islamik Palestinez, rrëzuan një dron izraelit në Gaza.

Sipas IRNA, Brigadat Kods, krahu ushtarak i Lëvizjes Palestineze të Xhihadit Islamik, në një deklaratë njoftuan se luftëtarët e këtyre batalioneve kanë rrëzuar dronin "Sky Lark" që i përket forcave të këmbësorisë së ushtrisë izraelite në lindje të qytetit të Gazës. Luftëtarët libanezë të Hezbollahut gjithashtu shkatëruan pajisjet e spiunazhit të regjimit sionist në rajonin "Al-Asi" dhe shënjestruan vendin e grumbullimit të tyre përballë qytetit "Wazani" në jug të Libanit. Qendra e Informacionit të Palestinës gjithashtu bëri të ditur se një nga bazat e ushtrisë së regjimit sionist rreth qytetit al-Mutla në veri të Palestinës së pushtuar është vënë në shënjestër të sulmeve me raketa nga jugu i Libanit. Pas fillimit të krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës, Hezbollahu i Libanit ka vënë në shënjestër pozicionet ushtarake të këtij regjimi në zonat e pushtuara veriore të Palestinës për të mbështetur kombin palestinez dhe rezistencën palestineze, gjë që ka trembur sionistët që jetojnë në vendbanimet e këtyre zonave dhe për pasojë me dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga vendbanimet e tyre nga frika e sulmeve të rezistencës. Gjatë kësaj periudhe, ushtria izraelite me sulme artilerie dhe ajrore ka vënë në shënjestër disa zona të Libanit.