Izraeli sulmon pozicionet ushtarake siriane pranë Damaskut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i156082-izraeli_sulmon_pozicionet_ushtarake_siriane_pranë_damaskut
Regjimi izraelit sulmoi të martën më 19 mars një numër pozicionesh ushtarake të Sirisë pranë Damaskut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 19, 2024 17:45 Europe/Tirane
  • Izraeli sulmon pozicionet ushtarake siriane pranë Damaskut

Regjimi izraelit sulmoi të martën më 19 mars një numër pozicionesh ushtarake të Sirisë pranë Damaskut.

Ministria siriane e Mbrojtjes njoftoi në një deklaratë për sulmet izraelite kundër pozicioneve të ushtrisë siriane pranë Damaskut, duke specifikuar se sulmi u krye rreth orës 2:10 të mëngjesit të së martës, 19 mars.

“Armiku izraelit nisi një sulm ajror nga drejtimi i Golanit të okupuar sirian, duke sulmuar një numër pikash ushtarake në periferi të Damaskut”, thuhet në deklaratë.

“Forcat tona të mbrojtjes ajrore iu përgjigjën raketave, disa prej të cilave u rrëzuan, ndërsa humbjet u kufizuan në pajisje ushtarake”, shtohet në deklaratën e Ministrisë siriane të Mbrojtjes.

Sulmi erdhi vetëm dy ditë pasi regjimi izraelit nisi një sulm me raketa në Siri, duke synuar rajonet jugore të vendit dhe duke plagosur një ushtar sirian.

Siria dhe regjimi izraelit janë teknikisht në luftë për shkak të pushtimit të Golanit nga ky i fundit që nga viti 1967.

Regjimi pushtues sionist kreu qindra sulme ndaj Sirisë pas vitit 2011, kur Siria u përball me militantizmin dhe terrorizmin e sponsorizuar nga jashtë.