OKB: Izraeli mund të përdorë urinë si armë në Gaza
(last modified Tue, 19 Mar 2024 16:46:23 GMT )
Mars 19, 2024 17:46 Europe/Tirane
  • OKB: Izraeli mund të përdorë urinë si armë në Gaza

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Izraeli mund të përdorë urinë si një armë në luftën e tij gjenocidale kundër Gazës, duke bllokuar ndihmën dëshpërimisht të nevojshme në zonën e goditur nga lufta.

OKB-ja tha të martën se kufizimet e ashpra të Izraelit për ndihmën në Gazën e shkatërruar nga lufta, së bashku me ofensivën e tij ushtarake mund të përbëjnë përdorimin e urisë si një "armë lufte", çka do të ishte një "krim lufte".

Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Volker Turk, dënoi urinë e gjerë dhe akute në Gaza.

Ai u ankua për mosveprimin e botës përballë asaj që ai e përshkroi si një katastrofë të shkaktuar nga njeriu, pavarësisht alarmeve të përsëritura të OKB-së në muajt e fundit.

Turk tha se "situata e urisë është rezultat i kufizimeve të gjera të Izraelit në hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe mallrave tregtare".

"Uria është gjithashtu e lidhur me zhvendosjen e shumicës së popullsisë, si dhe me shkatërrimin e infrastrukturës thelbësore civile," tha ai në një deklaratë.

"Përmasat e kufizimeve të vazhdueshme të Izraelit për hyrjen e ndihmave në Gaza, së bashku me mënyrën në të cilën ai vazhdon të kryejë sulme, mund të çojë në përdorimin e urisë si një metodë lufte, dhe ky veprim është një krim lufte," tha Volker Turk.

Zëdhënësi i Turk, Jeremy Laurence, u tha gazetarëve në Gjenevë se përcaktimi përfundimtar nëse "uria po përdoret si një armë lufte" do të përcaktohet nga një gjykatë.