Luftëtarët palestinezë sulmuan ushtarët e regjimit gjenocidal izraelit në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i156374-luftëtarët_palestinezë_sulmuan_ushtarët_e_regjimit_gjenocidal_izraelit_në_gaza
Një ushtar sionist u vra në sulmin e palestinezëve ndaj ushtarëve të ushtrisë së regjimit gjenocidal izraelit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2024 15:36 Europe/Tirane
  • Luftëtarët palestinezë sulmuan ushtarët e regjimit gjenocidal izraelit në Gaza

Një ushtar sionist u vra në sulmin e palestinezëve ndaj ushtarëve të ushtrisë së regjimit gjenocidal izraelit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, në sulmin e palestinezëve ndaj ushtarëve izraelitë, u plagosën edhe një numër personash. 8 prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë. Ushtria sioniste konfirmoi sulmin ndaj ushtarëve të këtij regjimi dhe njoftoi se 4 ushtarë të tjerë  u plagosën në Rripin e Gazës natën e fundit. Sipas njoftimit të ushtrisë sioniste, 61 ushtarë izraelitë janë lënduar në përleshjet në Rripin e Gazës nga e diela deri sot. Batalionet Ezzeddin Kassam, dega ushtarake e Hamasit, njoftoi gjithashtu se shënjestroi një grup ushtarësh të ushtrisë izraelite rreth spitalit Nasser, në perëndim të qytetit Khan Yunis, me një raketë anti-fortifikuese TBG, si rezultat i së cilës një numër pushtuesish mbetën të plagosur. Ushtria izraelite kishte pranuar më parë se 3160 oficerë dhe ushtarë të këtij regjimi ishin plagosur që nga fillimi i luftës në Gaza. Mediat izraelite deri tani kanë vënë në dukje censurën e rëndë të ushtrisë së këtij regjimi në shpalljen e shifrave të viktimave. Ky veprim u ndërmor për shkak të numrit të lartë të viktimave të ushtarëve sionistë në luftën kundër Rripit të Gazës dhe frikës nga reagimet e mëtejshme të brendshme në territoret e pushtuara. Lajmi tjetër është se Ministria e Shëndetësisë palestineze njoftoi se forcat pushtuese sioniste gjatë ditës dhe natës së kaluar kryen shtatë sulme të tjera në Rripin e Gazës, si pasojë e të cilave 71 palestinezë ranë dëshmorë dhe 112 u plagosën. Në të njëjtën kohë me viktimat njerëzore në Rripin e Gazës, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë, sulmet e regjimit sionist kanë shkaktuar shkatërrim të gjerë të infrastrukturës dhe pronës publike në këtë zonë dhe përhapjen e urisë e cila ka vënë në rrezik jetën e fëmijëve dhe të moshuarve.